Ndërlidhjet

Shtohet numri i personave me epilepsi


QKUK
QKUK

Të dhënat e fundit, ndonëse ende jopërfundimtare, tregojnë për shtimin e numrit të personave që vuajnë nga sëmundja e epilepsisë. Gjatë ditës, Klinikën Neurologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e frekuentojnë mbi 30 pacientë.

Valbona Govori, kryetare e Shoqatës kundër Epilepsisë, i tha Radios Evropa e Lirë se muajt e fundit vërehet një shtim i numrit të rasteve të reja me epilepsi.

Govori thotë se një ndër problemet me të cilat ballafaqohen është mungesa e terapisë për epilepsi.

Muajt e fundit kemi një ngritje të lehtë të numrit të rasteve me epilepsi. Sipas punës sime individuale, një nga arsyet është aspekti ekonomik”.

Sigurimi i medikamenteve është shumë sfidues, dhe ne gjithashtu si profesionistë kemi mungesë barnash, ku mendoj se qëndron edhe problemi kryesor”, tha Govori.

Sa u përket statistikave të personave që vuajnë nga sëmundja e epilepsisë, zonja Govori thotë se në mungesë të sistemit të referimit, mungojnë edhe statistikat e sakta.

Për fat të keq, për disa vjet me radhë nuk po mund të japim një numër të saktë të personave që vuajnë nga epilepsia. Por, mund të them se janë rreth 12 mijë persona. Krijimi i një sistemi të raportimi është më se i nevojshëm. Ne kemi rast kur i njëjti person me epilepsi vjen në kontroll dhe regjistrohet prapë si rast i ri. Andaj, statistikat nuk po na dalin reale”, thotë Govori.

Në Klinikën Neurologjike, Nexhmedin Shala neurolog, thotë se në Kosovë trajtimi i personave me epilepsi bëhet me protokolle evropiane. Megjithatë, edhe ai ndalet sidomos tek problemi me mungesën e barnave.

Shala potencon edhe faktin se në Kosovë vazhdon të mos kryhet trajtimi kirurgjikal për të sëmurët me epilepsi.

Pacientët diagnostikohen e trajtohen bazuar në protokollet moderne të trajtimit. Në Kosovë janë të mundura procedurat diagnostiko përveç ‘video EG monitorimit’, derisa për trajtim, shteti siguron shumë pak terapi për ta”.

Sa i përket trajtimit kirurgjikal, ky shërbim nuk kryhet në Kosovë. Brenda ditës, çdo ditë punë, ekzaminohen mbi 30 pacientë. Kushtet e punës nuk janë ato që i përmbushin standardet, ndonëse stafi është shumë profesional, por që iu mungojnë kushtet e punës”, thotë Shala.

Sidoqoftë, për rastet të cilat nuk gjejnë trajtim mjekësor në Kosovë, kryesisht referohen për mjekim jashtë vendit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG