Shkatërrimet në Gazë
Izraeli ka thënë se lufta ndaj Hamasit në Rripin e Gazës ka hyrë në fazën e dytë, përderisa ushtria izraelite po sulmon nga toka, ajri dhe deti këtë territor të rrethuar ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Izraeli që nga mbrëmja e 27 tetorit ka thënë se ka zgjeruar operacionet tokësore në Gazë, me qëllim që të mposhtë Hamasin. Banorët e Gazës mbetën për pothuajse dy ditë pa internet dhe linja telefonike si pasojë e sulmeve izraelite.