Ndërlidhjet

Rrëzohet një aeroplan në Serbi, vdes një person


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS).

Aeroplani u rrëzua pak pas orës 12:00 më 10 gusht, pasi ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje.

Aeroporti “13 Maji” gjendet në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd.

Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviq, ka thënë se aeroplani i vogël që u rrëzua afër Beogradit ishte ngritur nga Aeroporti “13 Maji” në Zemun Polje.

Lokacioni ku ndodhi aksidenti.
Lokacioni ku ndodhi aksidenti.

Petroviq tha për agjencinë e lajmeve të Serbisë, Beta, se aeroplani ultra i lehtë ishte i regjistruar në Drejtorinë e Aviacionit Civil të Beogradit.

Ai shtoi se përfaqësuesit e qendrës shkuan në vendin e ngjarjes sapo morën informacione për rrëzimin e aeroplanit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG