Ndërlidhjet

Rrëzohet një aeroplan rus në afërsi të Moskës


Aeroplani Sukhoi Superjet 100. (Fotografi nga arkivi)
Aeroplani Sukhoi Superjet 100. (Fotografi nga arkivi)

Autoritetet ruse në rajonin e Moskës njoftuan më 12 korrik se një aeroplan udhëtarësh, Sukhoi Superjet 100, u rrëzua në qytetin Kolomna, pranë kryeqytetit rus.

Si pasojë, që të gjithë tre anëtarët e ekuipazhit në bord humbën jetën, thanë zyrtarët.

Aeroplani ishte duke u kthyer në aeroportin e Moskës, Vnukovo, pas një vlerësimi të rregullt teknik dhe punës riparuese.

Aeroplani, i ndërtuar më 2014, është i kompanisë ajrore Gazpromavia.

Kryetari i Kolomnas, Aleksandr Grechishchev, i cili shkoi në vend të ngjarjes, tha se nuk ka viktima, përjashtuar ato nga ekuipazhi i avionit.

Një hetim ka filluar për “shkeljen e rregulloreve të sigurisë në bordin e aeroplanit, të cilat shkaktuan humbje jetësh”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG