Ndërlidhjet

Italia lokalizon shtatë trupa të rrëzimit të helikopterit


Fotografi ilustrim.
Fotografi ilustrim.

Ekipet e shpëtimit italianë gjetën të shtunën trupat e shtatë personave, duke përfshirë katër turq dhe dy libanezë, të cilët vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në një zonë malore me pyje në veri të Italisë gjatë një stuhie, thanë autoritetet.

Alfonso Cipriano, i cili drejton një njësi të koordinimit të shpëtimit të forcave ajrore që udhëhoqi kërkimin, tha se shpëtimtarët u dërguan në vendin e rrëzimit pasi një vrapues malor raportoi se kishte parë atë që ai mendonte se ishte një pjesë e helikopterit të prishur gjatë një shëtitje në malin Cusna mëngjesin e së shtunës.

Ekuipazhet ajrore konfirmuan vendndodhjen dhe ekuipazhet tokësore fillimisht gjetën pesë trupa, dhe më pas dy të tjerët, tha Cipriano për Associated Press.

Vendndodhja ishte në një luginë të vështirë për t'u arritur dhe mbetjet e helikopterit vështirë vëreheshin nga shpëtimtarët.

Helikopteri u zhduk nga ekranet e radarëve të enjten në mëngjes ndërsa fluturonte mbi provincën e Modenës.

Ai mbante shtatë persona, duke përfshirë katër shtetas turq, dy libanezë dhe pilotin italian. Turqit në bord punonin për grupin industrial turk Eczacibasi, i cili tha se po merrnin pjesë në një panair tregtar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG