Ndërlidhjet

Të shtëna vdekjeprurëse në Roterdam


Policia në ndërtesën ku pati të shtëna në Roterdam.
Policia në ndërtesën ku pati të shtëna në Roterdam.

Dy incidente me të shtëna armësh në Roterdam kanë rezultuar në një numër të paspecifikuar të viktimave, tha Policia më 28 shtator.

Një sulmues hapi zjarr në një banesë në këtë qytet holandez dhe më pas hyri në një qendër shëndetësore aty pranë.

“Dy incidentet me të shtënat në Roterdam kanë rezultuar me viktima. Ne fillimisht do të informojmë familjet dhe të afërmit dhe më pas do ta informojmë publikun”, tha Policia e qytetit në një postim në X, që më herët njihej si Twitter.

Njësitë elite policore hynë në spitalin në Roterdam për të kërkuar të dyshuarin, i cili sipas autoriteteve, ishte i armatosur me një revole.

I dyshuari është 32 vjeç dhe motivet e sulmit janë ende të panjohura, raportoi agjencia e lajmeve ANP, duke cituar Policinë. Autoritetet thanë se i njëjti person është përgjegjës për dy incidentet.

Policia më herët deklaroi se sulmuesi ishte i veshur me rroba ushtarake.

Në Roterdam shpesh ka të shtëna dhe zakonisht ato iu atribuohen bandave rivale të drogës.

Më 2019, tre persona u qëlluan për vdekje në një tramvaj në Utreht. Ndërkaq, më 2011 një person qëlloi për vdekje gjashtë persona dhe plagosi dhjetë të tjerë gjatë të shtënave në një qendër tregtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG