Ndërlidhjet

Sunak emërohet kryeministër i Britanisë


Rishi Sunak, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.
Rishi Sunak, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Rishi Sunak zyrtarisht u emërua në postin e kryeministrit të Britanisë, duke zëvendësuar Liz Truss e cila dha dorëheqje javën e kaluar.

Truss dha dorëheqje pas 44 ditësh si kryeministre, pasi një program ekonomik që ajo prezantoi, shkaktoi trazira në tregjet financiare, duke bërë që të humbiste mbështetjen e Partisë Konservatore.

Sunak, ish-ministër i Financave, është kryeministri i parë i Britanisë me prejardhje indiane. Më 25 tetor, Mbreti Charles III e ftoi Sunakun që të formojë Qeverinë e re britanike.

Sunak, multimilioner dhe ish-drejtues i fondeve investuese, ka thënë para ligjvënësve të Partisë Konservatore më 24 tetor se Britania përballet me “krizë ekzistenciale” dhe “ne duhet të bashkohemi ose të vdesim”.

Sipas tij, Britania po përballet me sfida të mëdha ekonomike, prandaj ka thënë se duhet stabilitet dhe unitet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG