Ndërlidhjet

Policia ruse kontrollon shtëpitë e gazetarëve që bashkëpunojnë me REL-in


Yelena Shukayeva, një bashkëpunëtore e shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë dhe disa mediave të tjera të pavarura.
Yelena Shukayeva, një bashkëpunëtore e shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë dhe disa mediave të tjera të pavarura.

Policia ruse ka kontrolluar shtëpitë e disa gazetarëve që kontribuojnë në programet e shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë dhe Idel.

Realities, është një projekt online që mbulon lajmet dhe ngjarjet në rajonin Volga-Urals. Më 17 gusht, policia në kryeqytetin e Republikës së Tatarstanit të Rusisë, Kazan, kontrolloi shtëpinë e sociologut Iskander Yasaveyev, i cili është një kolumnist në projektin Idel.Realities.

Avokati i Yasaveyev, Rim Sabirov, tha se policia e çoi klientin e tij në Komitetin Hetues për ta marrë në pyetje. Në këtë pikë mbetet e paqartë pse pikërisht Yasaveyev u ndalua për t'u marrë në pyetje, i cili njihet për qëndrimin e tij të hapur kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Ndërkohë, uebsajti pro-Kremlinit, Tatar-Inform, raportoi më 17 gusht se policia kontrolloi shtëpitë e shtatë gazetarëve të tjerë vendas që kontribuojnë në shërbimet ruse dhe Tatar-Bashkir të REL-it, si dhe në Idel.Realities.

Sipas këtij uebsajti pro-Rusisë, kërkimet ishin të lidhura me artikujt e gazetarëve që mbulonin agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës.

Presidenti Vladimir Putin në mars të këtij viti nënshkroi një ligj që kërkon burgim për shpërndarjen e "informacionit qëllimisht të rremë" në lidhje me operacionet ushtarake ruse, ndërsa Kremlini kërkon të kontrollojë narrativën për luftën e tij në Ukrainë.

Disa faqe të internetit të Radios Evropa e Lirë, janë tashmë të bllokuara në Rusi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG