Foto:Amos Chapple (RFE/RL)
Shkrepjet më të mira më 2023 nga fotografët e REL-it nëpër botë
Shkrepjet më të mira më 2023 nga fotografët e REL-it nëpër botë
Nga lufta në Ukrainë, protestat në Kosovë e deri te dëbimi i detyrueshëm i qindra mijëra shtetasve afganë nga Pakistani, këtu u kemi hedhur një vështrim prapa disa prej imazheve më të fuqishme të shkrepura në vitin 2023 nga fotografët e Radios Evropa e Lirë.
Tubim në Almaty, Kazakistan, më 5 janar, në njëvjetorin e goditjes vdekjeprurëse të qeverisë, 'Janari i përgjakshëm'. Mbi 230 njerëz u vranë kur presidenti Toqaev dha urdhrin "qëlloni për të vrarë" kundër protestave mbarëkombëtare. (Petr Trotsenko, Shërbimi kazak i REL-it)
Qirinj për llogore të bërë nga refugjatët ukrainas në kryeqytetin çek, Pragë, më 10 janar. Kavanozë teneqeje të mbushur me copa kartoni dhe dyll parafine iu dërguan trupave ukrainase në front. (Yulia Bondar, Shërbimi ukrainas i REL-it)
Ekipet e shpëtimit duke kërkuar nëpër rrënojat e një ndërtese banimi në Dnipro, Ukrainë, pas një sulmi shkatërrues rus me raketa më 14 janar. (Yulia Ratsybarska, Shërbimi ukrainas i REL-it)
Maryam, një bari kazak, duke u kujdesur për një tufë delesh në një cep të largët të stepës kazake më 3 shkurt. (Petr Trotsenko, Shërbimi kazak i REL-it)
Një pamje dimri e Gorisit në shkurt. Më vonë gjatë vitit, qyteti jugor armen u bë vend strehimi kur dhjetëra mijëra armenë etnikë u larguan nga Nagorno-Karabaku pasi Azerbajxhani nisi një sulm në rajon, më 19 shtator. (Amos Chapple, Redaksia Qendrore e REL-it)
Ushtarët ukrainas më 25 shkurt duke luftuar për ta mbajtur qytetin e sulmuar të Bahmutit në rajonin e Donjeckut. Pas muajsh lufte rraskapitëse, qyteti u pushtua nga forcat ruse në maj. (Serhiy Nuzhnenko, Shërbimi ukrainas i REL-it)
Shpella e Gadimes në Kosovë është e njohur për turistët për stalaktitet e saj të shumta dhe strukturat e tjera gjeologjike mahnitëse që gjenden brenda dhomave gëlqerore të saj. Kjo foto është bërë në muajin mars. (Ekrem Fazliu, Byroja në Prishtinë e REL-it)
Policia gjuan ujë drejt turmës në Tbilisi më 7 mars, që po protestonte kundër projektligjit të diskutueshëm për "agjentët e huaj", i cili, sipas kritikëve, do ta kufizonte ashpër disidencën dhe aktivitetin e OJQ-ve. (Gela Bochikashvili, Shërbimi gjeorgjian i REL-it)
Në prill, banorët kalojnë pranë një murali të artistit britanik Banksy, në murin e djegur të një ndërtese banimi në Irpin, një qytet pranë Kievit që u dëmtua rëndë gjatë pushtimit brutal të Rusisë. (Serhiy Nuzhnenko, Shërbimi ukrainas i REL-it)
Shpërthime të dyfishta në një depo municionesh më 24 prill shkatërruan zyrën e antiterrorizmit në qytetin Kabal të Luginës Svat në provincën veriperëndimore të Pakistanit, Khyber Pahtunkhva. (Niaz Ahmad Khan, Radio Mashaal e REL-it)
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës rrethojnë objektin e komunës në Zveçan më 29 maj. Serbët e Kosovës kundërshtuan vendosjen e kryetarëve shqiptarë në komunat në veri, të dalë nga zgjedhjet lokale që serbët i bojkotuan. (Arben Hoti, Byroja në Prishtinë e REL-it)
Një grup fëmijësh në Prishtinë freskohen në një shatërvan ndërsa një valë rekord e të nxehtit përfshiu kryeqytetin e Kosovës në korrik. (Arben Hoti, Byroja në Prishtinë e REL-it)
Pranë qytetit boshnjak Megjugorje, disa besimtarë shihen në një vend pelegrinazhi të krishterë ku thuhet se disa fëmijë kishin parë Virgjëreshën Mari më 1981. Më 2023, Papa Françesku autorizoi zyrtarisht pelegrinazhet atje. (Amos Chapple, Redaksia Qendrore e REL-it)
Pajisjet e rënda ndihmuan operacionet e shpëtimit pas rrëshqitjeve të mëdha të dheut më 3 gusht pranë Shovit, një qytet turistik rreth 140 kilometra larg kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi. Dhjetra njerëz u vranë në katastrofë. (Ilia Ratiani, Shërbimi gjeorgjian i REL-it)
Spektatorët shikojnë ndeshjen e dy demave në garën e 251-të të demave Grmecka Korida, pranë Ostra Lukas, në Bosnje e Hercegovinë, në gusht. (Amos Chapple, Redaksia Qendrore e REL-it)
Mundësja Aruuke Akibaeva, 16 vjeç, stërvitet me një gomë në shtëpinë e saj në fshatin Kaba në rajonin Jalal-Abad të Kirgistanit në gusht. (Gulzhan Turdubaeva, Shërbimi kirgiz i REL-it)
Unaza të krijuara me këcimtarë që vallëzojnë rreth një zjarri më 19 gusht, ndërsa intepretohet muzika tradicionale në Festivalin Zheravna në Bullgari. (Amos Chapple, Redaksia Qendrore e REL-it)
Pas dy rasteve të vrasjeve masive në maj, nën sloganin "Serbia kundër dhunës" demonstruesit marshuan drejt selisë së transmetuesit shtetëror të Serbisë, në kryeqytet, Beograd, më 26 gusht. (Vesna Andiq, Shërbimi i Ballkanit i REL-it)
Lule të vëna në varrin e shefit famëkeq të grupit "Wagner", Yevgeny Prigozhin, pas funeralit në varrezat Porokhovskoje në Shën Petersburg, Rusi. Prigozhini vdiq në një aksident ajror më 23 gusht. (Shërbimi rus i REL-it)
Policia e Kosovës ekspozoi armët e konfiskuara në manastirin e Banjskës në veri pas sulmit, ku u vra një rreshter policie. Në luftimet që pasuan me PK-në, u vranë edhe tre persona të armatosur. (Bujar Terstena, Byroja në Prishtinë e REL-it)
Një ushtarak ukrainas qëllon me një obus vetëlëvizës 2S22 Bohdana, drejt pozicioneve ruse në rajonin e Donjeckut në shtator. (Serhiy Nuzhnenko, Shërbimi ukrainas i REL-it)
Gjuetarët e shqiponjave pushojnë me zogjtë e tyre grabitqarë në tetor gjatë një turneu në rajonin Almaty të Kazakistanit, ku konkurrentët prezantuan një mënyrë tradicionale të jetesës. (Petr Trotsenko, Shërbimi kazak i REL-it)
Një grup civilësh armenë trajnohen për përdorimin e armëve në Jerevan më 19 tetor. Një ofensivë ushtarake në Baku rezultoi me rimarrjen e plotë të Nagorno-Karabakut nga Azerbajxhani. (Amos Chapple, Redaksia Qendrore e REL-it)
Ushtarët ukrainas kalojnë pranë një makine të djegur të goditur nga një dron kamikaz jashtë qytetit të vijës së parë të Avdijivkas mes sulmeve të Rusisë në Ukrainë, në rajonin e Donjeckut, më 8 nëntor. (Serhiy Nuzhnenko, Shërbimi ukrainas i REL-it)
Qytetarët afganë në një qendër mbajtjeje në Baluçistan të Pakistanit më 2 nëntor. Qindra mijëra afganë kaluan në Afganistan pas vendimit të Islamabadit se të gjithë emigrantët pa dokumente në Pakistan do të arrestohen. (Shabad Shabnam, Radio Mashaal e REL-it)
Më 4 nëntor, Ilyas Beisenbay 21 vjeç, banor i Almatit, kërkoi që të respektohen të drejtat e punëtorëve në Kazakistan, veçmas për minatorët e punëtorët e naftës pasi një shpërthim vrau 46 minatorë në Karaganda në tetor. (Meirim Bakhytzhan, Shërbimi kazak i REL-it)
Banorët e Avdijivkas më 8 nëntor shihen jashtë ndërtesës së tyre të banimit, e cila pësoi dëme të rënda nga sulmet e vazhdueshme ushtarake ruse në qytet, rajoni i Donjeckut, Ukrainë. (Serhiy Nuzhnenko, Shërbimi ukrainas i REL-it)
Më 7 dhjetor në Prishtinë u protestua kundër femicidit, pasi Liridona Murseli, 30 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u qëllua në makinën e saj. Prokurorët thonë se vrasja ishte organizuar nga bashkëshorti i saj. (Arben Hoti, Byroja në Prishtinë e REL-it)
Përgatiti: Syzanë Paçarizi