Ndërlidhjet

Refuzohet kërkesa e Mynihut për ndriçimin e stadiumit me ngjyra ylberi


Stadiumi Allianz Arena në Mynih
Stadiumi Allianz Arena në Mynih

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e hodhi poshtë një kërkesë të zyrtarëve gjermanë, që stadiumi i futbollit në Mynih, për ndeshjen e ardhshme midis Gjermanisë dhe Hungarisë, të ndriçohet me ngjyrat e ylberit.

Këshilli i Qytetit të Mynihut kërkoi që Allianz Arena të ndriçohet me këto ngjyra për ndeshjen e 23 qershorit - në kuadër të kampionatit evropian Euro 2020 - për të promovuar diversitetin.

Kërkesa u bë pasi Hungaria miratoi një ligj që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve që gjykohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

"UEFA, me statutet e saj, është një organizatë neutrale në aspektin politik dhe fetar. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese specifike - një mesazh që ka në shënjestër një vendim të marrë nga Parlamenti kombëtar hungarez - UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, tha organi drejtues i futbollit evropian.

UEFA sugjeroi data alternative gjatë turneut, për të ndërmarrë këtë veprim.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, u tha gazetarëve të hënën se “përzierja e politikës dhe sportit” është “e dëmshme dhe e rrezikshme”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG