Ndërlidhjet

Referendumi përcakton izolimin ose integrimin e Maqedonisë


Foto ilustrim nga votimet e referendumit për planin e Qendrës në Shkup
Foto ilustrim nga votimet e referendumit për planin e Qendrës në Shkup

Maqedonia nuk ka alternativë tjetër për tu bërë pjesë e strukturave euroatlantike pa realizuar referendum të suksesshëm përkatësisht duhet t'i thotë “po” marrëveshjes Maqedoni-Greqi, që parasheh zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kjo ishte porosia e përfaqësuesve të lartë të NATO-s dhe BE-së, drejtuar më shumë presidentit të Maqedonisë dhe partisë maqedonase në opozitë VMRO DMNE, që janë kundër marrëveshjes në fjalë , vlerëson Alajdin Demiri ish -diplomat.

Në mbështetje të referendumit, gjatë kësaj javë në Shkup kanë qëndruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kancelari austriak, Sebastian Kurz, dhe së fundmi të shtunën kancelarja gjermane Angela Merkel.

Demiri thotë se porositë e zyrtarëve të lartë të NATO-s dhe BE-së janë në funksion të ngritjes së vetëdijes së politikanëve të vendit, por edhe vetë qytetarëve para referendumit në mënyrë që ai të dalë i suksesshëm.

“Natyrisht se ekzistojnë struktura të cilat janë anti-NATO dhe anti-Bashkimit Evropian mirëpo ata në mënyrë perfide luajnë rolin formal kinse janë pro strukturave euroatlantike, por realisht ata punojnë kundër, kështu është pozita e presidentit të shtetit i cili në mënyrë permanente bën pengesa këtu është dhe opozita maqedonase që në mënyrë permanente bën ngatërresa dhe porositë e faktorit ndërkombëtarë janë për ata”, thotë Demiri.

Por, Risto Nikoski ish diplomat, i cili gjithashtu ka qenë këshilltar në kabinetin e presidentit të Maqedonisë konsideron se faktori ndërkombëtarë me pa të drejtë i bën presion Maqedonisë që të ndryshojë, siç thotë, emirin historik të shtetit.

Nikoski thotë se porositë që vijnë nga zyrtarët e lartë të NATO-s dhe BE-së janë në vazhdën e bllokadës kërcënuese që tanimë e kanë thënë disa herë “të zgjidhet çështja e emrit pastaj do të hapen dyert për anëtarësim”.

“Ky ultimatum paraqet nënçmim për shtetin, de fakto vendosen kushte të papërshtatshme dhe mendoj se këto kushtëzime janë turpëruese si për NATO-n ashtu edhe për Bashkimin Evropian".

"Përsëritja e fluskave të tilla vetëm se dëshmon se ata sillen në mënyrë joligjore ndaj Maqedonisë si shtet sepse në asnjë dokument të tyrin nuk shkruan se një shtet duhet të plotësoj kushte të nënçmuese që të bëhet anëtare e këtyre strukturave”, thekson Risto Nikovski, ish ambasador.

Sipas tij, sugjerimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me referendumin duhet me çdo kusht të shpërfillen sepse nuk janë në interes të Maqedonisë si shtet.

“Ata synojnë që me të gjitha forcat të kalojë referendumi përkatësisht të legjitimojnë kapitullimin që e ka nënshkruar qeveria jonë me marrëveshjen me Greqinë për emrin. Mënyra e vetme që të shpëtojë populli maqedonas është të bojkotohet referendumi”, thotë Nikovski.

Por, ish diplomati shqiptar, Alajdin Demiri, vlerëson se ardhja veçanërisht e kancelares Merkel në Maqedoni duke dhënë porosi të qarta për referendumin paraqet një vizitë historike veçanërisht për shkak të pozitës së saj të lartë si në Evropë po ashtu edhe në botë.

Merkel: Referendumi për emrin, mundësi historike për Maqedoninë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:53 0:00

Demiri thekson se mesazhi i saj ishte se Maqedonia si shtet përmes realizmit të referendumit të suksesshëm të orientohet nga integrimet euroatlantike duke u shkëputur tërësisht nga influenca ruse që në masë të caktuar është prezente në vend.

“Porosia është shumë e qartë që Maqedonia të shpëtojë dhe të orientohet kah Bashkimi Evropian dhe kah NATO, që të mos marrë ndonjë kahje tjetër, si alternativë këtu natyrisht mendohet për Rusinë”, thotë Demiri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG