Ndërlidhjet

Prapë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë


Fotografi nga protestat në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. 29 janar 2022.
Fotografi nga protestat në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. 29 janar 2022.

Qytetarët e Kosovës prapë do të përballen me reduktime të energjisë elektrike. Këtë e ka konfirmuar më 16 gusht për Radion Evropa e Lirë, Viktor Buzhala, zëdhënës ne Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Ai nuk dha detaje për orarin e kufizimeve. Por, KEDS-i ka dërguar mesazhe në telefonat mobil të konsumatorëve për orarin e ndërprerjes se rrymës, që kryesisht zgjasin dy orë.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, kurse për furnizim është Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Në orët e vonë të së dielës KEDS-i ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të përballeshin me reduktime nga 15 gushti, por pa u bërë 24 orë nga ky njoftim, Ministria e Ekonomisë konfirmoi se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji eklekrike, pas një marrëveshjeje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

KEDS-i e ka arsyetuar këtë vendim me çmimet e larta për blerje të rrymës në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, prodhimi ditor i rrymës në KEK aktualisht është 507 megavat në orë, kurse kërkesa për konsum është deri në 750 megavat në orë.

Diferenca tjetër duhet të importohet.

Çmimi i energjisë në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për megavat.

Një megavat energji në gusht të vitit të kaluar ka kushtuar deri në 150 euro.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG