Ndërlidhjet

Rebelët Huthi pretendojnë se kanë kryer sulme të reja ndaj anijeve


Një anije e sulmuar nga rebelët Huthi në Gjirin e Adenit në janar të vitit 2024.
Një anije e sulmuar nga rebelët Huthi në Gjirin e Adenit në janar të vitit 2024.

Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar tri anije në Detin e Kuq, Detin Mesdhe dhe Detin Arabik, tha zëdhënësi i këtij grupi të mbështetur nga Irani, Yahya Sarea.

Për muaj të tërë, rebelët Huthi kanë kryer muajve të fundit ndaj anijeve, në shenjë solidarizimi me palestinezët, pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Sarea tha se forcat e rebelëve Huthi kanë sulmuar anijen Yannis në Detin e Kuq, Essex në Mesdhe dhe anijen MSC Alexandra në Detin Arabik.

Rebelët Huthi “kanë lëshuar disa raketa drejt anijes Essex në Mesme, pasi ajo po shkelte ndalesën për hyrje në portet e pushtuara palestineze”, tha Sarea.

Ai nuk tregoi saktësisht se ku ndodhi sulmi.

Më herët gjatë këtij muaji, lideri i rebelëve jemenas, Abdul Malik al-Houthi, tha se të gjitha anijet që nisen drejt porteve izraelite do të sulmohen nga grupi, jo vetëm ato që kalojnë përmes Detit të Kuq, ku rebelët kishin kryer sulme fillimisht.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, rebelët Huthi kanë sulmuar me dronë dhe raketa anijet që kalojnë në rrugën kyçe tregtare në Detin e Kuq, Ngushticën Baba al-Mandab dhe në Gjirin e Adenit, për të shprehur mbështetjen për palestinezët gjatë luftës në Gazë.

Kjo ka detyruar që shumë anije transportuese të shmangin këto ujëra dhe të bartin mallra përmes rrugëve të tjera përreth Afrikës, duke rritur koston e transportit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG