Ndërlidhjet

Rebelët Huthi pretendojnë se kanë sulmuar gjashtë anije


Një anije e sulmuar nga rebelët Huthi në Gjirin e Adenit. Janar, 2024.
Një anije e sulmuar nga rebelët Huthi në Gjirin e Adenit. Janar, 2024.

Lëvizja rebele jemenase Huthi tha më 26 mars se ka sulmuar gjashtë anije me dronë dhe raketa gjatë 72 orëve të fundit.

Sulmet, sipas rebelëve Huthi, u kryen në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq.

Rebelët Huthi kanë sulmuar anijet Maersk Saratoga, APL Detroit, Huang Pu dhe Pretty Lady, që i identifikuan si anije amerikane apo britanike, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Sarea.

Sarea shtoi se grupi po ashtu ka sulmuar dy luftanije amerikane në Detin e Kuq dhe qytetin Eilat të Izraelit.

Nuk është e qartë nëse ndonjëri nga këto caqe është sulmuar me dronë apo raketa.

Rebelët Huthi kanë nisur sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq në nëntor në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste.

Sulmet e rebelëve Huthi, që mbështeten nga Irani, ka shkaktuar pengesa në tregtinë botërore, pasi nëpër Detin e Kuq kalon një rrugë e rëndësishme tregtare.

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar në shenjë hakmarrjeje sulmojnë caqet e rebelëve në Jemen dhe rebelët Huthi kanë thënë se edhe anijet amerikane dhe britanike janë caqe legjitime për ta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG