Ndërlidhjet

Kosova regjistron 728 raste të reja me koronavirus


Një mural në Mitrovicën e Jugut. Fotografi nga arkivi.
Një mural në Mitrovicën e Jugut. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë tha më 17 janar se në Kosovë janë regjistruar 728 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 5,297 mostrave, që i bie se 13.74 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

Në raportin ditor thuhet se edhe 99 pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 5,118.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,156 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 796,246 persona.

Ndërkaq, 33,156 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 2,169 qytetarë.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG