Ndërlidhjet

Kosova regjistron 263 raste të reja me koronavirus


Pamje e një dhome në Klinkën Infektive në Prishtinë.
Pamje e një dhome në Klinkën Infektive në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën 263 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 3,008 mostrave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 69 persona.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur raportime për të vdekur me këtë virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 gusht janë shëruar tetë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2,271.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,194 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,271 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Përgjatë së hënës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 10,534 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 169,687 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 498,858.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG