Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 8 dhjetor se janë regjistruar edhe 10 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të, 2.288 mostrave.
Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe, 5 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 319 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 3.236 vaksina kundër koronavirusit.
Deri më 8 dhjetor, 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë, 1.633.364 doza të vaksinës.
Ndryshe, nga 9 dhjetori në Kosovë do të fillojë edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.