Ndërlidhjet

Për nëntë muaj, afër 1.400 raste të dhunës në familje në Kosovë


Hijet e një çifti që grinden. Burri rrah gruan e pafuqishme. Foto ilustrim i konceptit të dhunës në familje.
Hijet e një çifti që grinden. Burri rrah gruan e pafuqishme. Foto ilustrim i konceptit të dhunës në familje.

Gjatë nëntë muajve të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 1.548 raste të dhunës, prej të cilave 1.396 janë regjistruar si dhunë në familje. Në 445 raste ka pasur kërkesa për urdhër mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, kurse në 36 raste janë lëshuar urdhër-mbrojtje emergjente.

Kështu njoftoi të hënën (25 tetor) kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, në konferencën e parë më titull “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha me këtë rast tha se dhuna ndaj grave është bërë sfidë jo vetëm për institucionet, por edhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi.

"Ne nuk mund të heshtim ndaj kësaj gjendje, sikur nuk mund të heshtim as ndaj nevojës për mbështetje me të madhe të viktimave. Shkaktarët e krimit duhet të ndëshkohen, kurse viktimat duhet të rehabilitohen të inkurajohen dhe të mbështeten institucionalisht", tha Osmani.

Osmani shtoi se ndryshimet pozitive arrihen duke punuar në zbatimin e ligjit dhe se, sipas saj, mosndëshkueshmëria e krimit kërkon zero tolerancë.

Kurse kryeprokurori Lumezi tha se përpjekjet e sistemit prokurorial janë të vazhdueshme në parandalimin e krimit. Megjithatë, ai shtoi se janë të vetëdijshëm se ende duhet punë dhe përkushtim nga institucionet e drejtësisë për të parandaluar dhunimet, keqtrajtimet dhe vrasjet.

"Këto çështje duhet të trajtohen me prioritet gjatë punës së përditshme të prokurorëve, policëve hetuesë dhe punonjësve të tjerë të sistemit të drejtësisë. Prandaj, përkushtimi ynë duhet të jetë në koordinim dhe bashkëpunim sa më të ngushtë ndërmjet institucioneve ligj-zbatuese që në asnjë moment të mos ketë neglizhim në ndjekjen dhe ndëshkimin e atyre personave që cenojnë të drejtat, liritë themelore dhe vlerat tjera të garantuara me Kushtetutë dhe konventat ndërkombëtare", tha Lumezi.

Ministrja Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka ftuar bartësit e sistemit të drejtësisë që të marrin përgjegjësit që, siç tha ajo, t'u dilet ballë këtyre rasteve.

Haxhiu theksoi se është shqetësues numri në rritjes i dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

Gjatë kësaj jave nga data 25 deri më 29 tetor 2021, sa do të mbahet mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, do të diskutohen temat si Konfidencialiteti dhe ruajtja e privatësisë së viktimave të krimit”, “Reagimi institucional, koordinimi dhe zbatimi i dispozitave dhe politikave kundër trafikimit të njerëzve” dhe “Trajtimi i kryesve të dhunshëm me varësi nga droga, alkooli dhe me probleme të shëndetit mendor ”.

Në muajin gusht, Radio Evropa e Lirë transmetoi rrëfimin e Mërgime Kajtazit, një juriste nga Mitrovica që vendosi ta lë familjen dhe karrierën në Kosovë, për të shkuar te bashkëshorti i saj nga i cili do të përjetonte dhunë fizike e psikike për rreth dy vjet.

“Më kujtohet kemi qenë në dhomë të gjumit, ai ka qenë duke folur diçka dhe unë vetëm e kam kthyer kokën dhe i kam thënë se nuk dua ta dëgjoj”, tregon ajo. Menjëherë pas kësaj, ajo thotë se burri e kapi nga krahu dhe kokën e saj e mbajti të mbështetur në shtrat duke ia zënë frymën për rreth 30 sekonda.

Rrëfimi i plotë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG