Ndërlidhjet

Raportohet se shefit të Telegramit i është zgjatur masa e ndalimit


Pavel Durov.
Pavel Durov.

Shefit të Telegramit, Pavel Durov, i është zgjatur sërish masa e ndalimit deri më 28 gusht, ka thënë një burim i agjencisë së lajmeve AFP.

Durov, i lindur në Rusi, është ndaluar në aeroportin Le Bourget, jashtë Parisit, më 24 gusht, dhe është marrë në pyetje.

Departamenti për parandalim të dhunës kundër të miturve në Francë besohet se ka lëshuar një fletarrestim për Durovin për një hetim paraprak për vepra që lidhen me mashtrim, trafikim me drogë, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

Sipas legjislacionit francez, pas 96 orëve, Durov duhet të lirohet, apo të akuzohet.

Telegrami ka thënë përmes një deklarate se Durovi “nuk ka asgjë për të fshehur”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ndalimi i shefit të Telegramit nuk ka qenë vendim politik.

Telegrami, me bazë në Dubai, ka më shumë se 900 milionë përdorues në mbarë botën.

Gjatë një interviste në prill, Durov është zotuar se Telegrami synon të jetë “një platformë neutrale”.

Megjithatë, kritikët në Ukrainë besojnë se kjo platformë shpërndan dezinformata dhe lehtëson veprimtari ilegale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG