Ndërlidhjet

Raportohet se një gjeneral rus është vrarë gjatë luftimeve në Donbas


Trupa pro-ruse. Fotografi nga arkivi.
Trupa pro-ruse. Fotografi nga arkivi.

Media shtetërore ruse ka konfirmuar vdekjen e një prej gjeneralëve të lartë të Moskës, gjatë luftimeve të ashpra në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, transmeton BBC.

Gjenerali Roman Kutuzov është vrarë teksa ka qenë duke udhëhequr një sulm, ka thënë një gazetar i medias shtetërore, Rossiya 1.

Sipas tij, gjenerali Kutuzov ka qenë duke komanduar trupat në të ashtuquajturën Republikën Popullore të Donjeckut.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar këto raportime.

Ushtria ukrainase ka konfirmuar po ashtu vrasjen e gjeneralit, Kutuzv, pa ofruar detaje shtesë për shkaqet.

Raportimet për vdekjen e tij vijnë teksa në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe lajmi se një tjetër gjeneral rus, Roman Berdnikov, është vrarë në luftime gjatë fundjavës.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar këto pretendime.

Komandantët rusë janë duke u përfshirë në front të luftës, si tentim për të çuar përpara pushtimin.

Deri më tani, Moska ka konfirmuar vdekjet e tre gjeneralëve të lartë.

Kievi pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë dhe zyrtarë të inteligjencës perëndimore kanë thënë se të paktën shtatë komandantë janë vrarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG