Ndërlidhjet

Raportohet se Kim Jong-un është nisur në Rusi për takim me Putinin


Lideri verikorean, Kimg Jong-un.
Lideri verikorean, Kimg Jong-un.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un raportohet se e ka nisur udhëtimin për në Vlladivostok, ku pritet të mbajë një samit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Tren të cilin e përdor Kimi për vizita jashtë shtetit, besohet se është larguar nga Pheniani, kanë raportuar mediat jugkoreane, duke e cituar një zyrtar qeveritar.

Takimi pritet të zhvillohet të martën, sipas kohës lokale.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax ka raportuar më herët se Kim pritet ta realizojë një vizitë në Rusi “në ditët në vijim”.

Nëse realizohet samiti me Putinin, ai do të jetë i pari për liderin verikorean pas më shumë se katër vjetësh.

Prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, ai është thënë se nuk ka dalë nga shteti.

Dy liderët ka gjasa që të diskutojnë mundësitë që i ka Koreja e Veriut për ta armatosur ushtrinë ruse për ta mbështetur në luftën që e zhvillon në Ukrainë, ka thënë një zyrtar amerikan ditë më parë.

Hera e fundit kur Kim ka udhëtuar në Vlladivostok ka qenë viti 2019, kur e ka mbajtur një takim me Putinin, pas dështimit për të arritur një marrëveshje me ish-presidentin amerikan, Donald Trump për çarmatim të Gadishullit Korean.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG