Ndërlidhjet

"Gjendje katastrofike" në spitale: Mjekët në Gazë refuzojnë evakuimin


"Gjendje katastrofike" në spitale: Mjekët në Gazë refuzojnë evakuimin
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Izraeli ka urdhëruar një evakuim masiv të qindra mijëra personave nga Gaza veriore, përfshirë 22 spitale. Qeveria izraelite ka caktuar dy “rrugë të sigurta”, por mijëra njerëz kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi bombardimet izraelite vranë civilë që po iknin. Mjekët në spitale në Gazën veriore po refuzojnë të evakuohen dhe t’i lënë pas pacientët, që varen nga pajisjet me rëndësi jetike për ta dhe që nuk mund të transportohen. Kapacitetet mjekësore në jug janë të mbingarkuara, teksa evakuimet po vazhdojnë, ndërkohë ekziston frika se energjia elektrike mund të ndërpritet dhe karburantet të harxhohen, duke çuar sistemin e shëndetësisë në kolaps. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

XS
SM
MD
LG