Ndërlidhjet

SpaceX shtyn lëshimin e raketës më të madhe ndonjëherë


Raketa Starship e kompanisë SpaceX
Raketa Starship e kompanisë SpaceX

Kompania SpaceX e miliarderit Elon Musk, e ka shtyrë lansimin e raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë.

Raketa Starship ishte planifikuar të lansohej në orët e pasdites, mirëpo lansimi është shtyrë në momentin e fundit.

Problemi qëndronte te presioni në fazën e parë të lëshimit të raketës.

Starship është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e vrullit të çdo rakete tjetër në histori.

Raketa pa ekuipazh ishte planifikuar të nisej nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Synimi ishte që ajo të fluturonte në drejtim të lindjes dhe të përfundonte një qark të globit për rreth 150 minuta.

Tani do të duhet një minimum prej 48 orësh që raketa të mund të bëhet gati për lëshim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG