Koreja e Veriut ka testuar një mori raketash gjatë viteve të fundit, duke përfshirë disa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut kanë vlerësuar se kanë qenë në kuadër të testimeve të sistemeve interkontinentale. Testimet janë parë po ashtu si përpjekje e Phenianit për të treguar se ka sisteme të besueshme raketore që mund të bartin koka bërthamore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ndalon Koresë së Veriut testimin e raketave balistike dhe atyre bërthamore, prandaj edhe ka vendosur sanksione ndaj saj. Por, ky shtet i Azisë Lindore ka shkelur vazhdimisht ndalesën, ndërsa udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, është zotuar se do të rrisë kapacitetet shtetërore për mbrojtje.
Shumica e pamjeve në këtë fotogaleri janë publikuar nga agjencia shtetërore koreanoveriore e lajmeve KCNA, dhe janë shpërndarë nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, e cila nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur datën e shkrepjes së fotografive.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Raketat e Koresë së Veriut

13
Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, duke inspektuar lëshimin e një rakete balistike me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi. Fotografi e publikuar më 30 gusht 2017.

14
Raketa balistike ndërkontinentale "Hwasong-14", e parë gjatë testimit të lëshimit të dytë. Fotografi e publikuar më 29 korrik 2017.

15
Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, duke shikuar testimin e dytë të lëshimit të raketës balistike ndërkontinentale "Hwasong-14". Fotografi e publikuar më 29 korrik 2017.

16
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke inspektuar raketën balistike ndërkontinentale "Hwasong-14". Fotografi e publikuar më 5 korrik 2017.