Ndërlidhjet

Qytetarët e mashtruar nga tregtarët


Ilustrim
Ilustrim

Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e konsumatorit thonë se shumë nga kompanitë tregtare në Kosovë po bëjnë marketing të rrejshëm.

Zbritje çmimesh në përqindje të ndryshme, duken në reklamat gati në shumicën e dyqaneve, varësisht se çfarë produktesh shesin, por që sipas disa qytetarëve kjo nuk del të jetë reale në të shumtën e rasteve.

Adem Sylejmani një qytetar nga Prishtina thotë se këto reklama bëhen vetëm për përfitime të tregtarëve dhe jo se ka zbritje të produkteve.

Këto nuk janë të vërteta, ata për vete po dinë t’i rregullojnë, ndërsa neve po na mashtrojnë”, thotë ai.

Ngjashëm shprehet edhe Suzana.

Po nëpër dyqane shkruhet apo reklamohet se kanë zbritje deri në 50 apo 70 për qind, por jo çdo herë është e vërtet në veçanti në dyqanet ushqimore”, thotë ajo.

Edhe Hamdiu një qytetar tjetër, mendon se këto reklama bëhen nga dyqanet për të shitur produktet e tyre.

Reklamat që ata po bëjnë neper shitore apo edhe fletushkat që po i shpërndajnë janë gënjeshtra. Qytetarët kur shohin këto reklama shkojnë në ato markete dhe blejnë diçka dhe bizneset përfitojnë”.

Ndryshe, sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorit në Kosovë, konsiderohet mashtruese dhe dënohet në qoftë se një kompani bën një reklamë e cila përmban informata të pasakta, dhe rrjedhimisht ka mundësi të mashtrojë konsumatorin e rëndomtë.

Megjithatë, një Ligji i tillë sipas përfaqësuesit të Organizatës Joqeveritare Konsumatori, Selatin Kaçaniku nuk respektohet dhe qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga tregtarët.

Nëse po në këtë momente aktivizohet televizori do të ketë reklama mashtruese të shitjeve online. Thuhet se oferta është e kufizuar derisa reklama jepet rreth 100 herë. Afër 90 për qind e reklamave që jepen, qoftë me mediume elektronike apo të shkruara, janë mashtruese. Ata në një mënyrë mashtrojnë lajthitin haptas dhe pa nevojë apo në mënyrë jo të ndershme qytetarin konsumator”, thotë Kaçaniku.

Ndërkohë, përfaqësues të bizneseve thonë se reklamat e bizneseve më shumë bëhen për të nxitur qytetarët që të vizitojnë dyqanet e tyre dhe jo për të mashtruar.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se marketing i bizneseve bëhet për të informuar qytetarët dhe se nuk bëhet marketing mashtrues.

Duke u nisur nga aspekti i bizneseve dhe perceptimet e tyre në asnjë formë nuk ka marketing mashtrues, por që ka marketing dhe në atë marketing marrin pjesë pak produkte në formë të aksioneve në krahasim me reklamimin, gjë që në marketing gjërat janë të lejueshme dhe kjo shpesh e nxit interesimin e konsumatorit për të shkuar për të blerë gjëra të ndryshme”, thotë ai.

Por, gjithsesi Shahini shton qytetarët kur mendojnë se janë të mashtruar nga tregtarët, në raste të tilla kanë të drejtën e tyre që të ankohen.

Unë ftoj konsumatorët që ata ta mbrojnë të drejtën e vet dhe të ankohen sipas ligjit, ndërsa bizneset i ftojë që sa më shumë të bëjnë marketing të drejt se vetëm me këtë arrijnë të rrisin shitjen dhe produktivitetin e vet”, shton Shahini.

Gjobat për ato kompanitë të cilët identifikohen se kanë bërë reklama mashtruese, sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit janë prej një mijë euro deri në tre mijë euro.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG