Ndërlidhjet

QUINT-i dënon vendimin për të hyrë me forcë në objektet komunale në veri


Ambasadorët e QUINT-it në njëtakim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Fotografi nga arkiva.
Ambasadorët e QUINT-it në njëtakim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Fotografi nga arkiva.

Shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia) dënojnë “vendimet e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona për përmbajtje”.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe t’i ulin tensionet, si dhe të koordinohen me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne i dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan”, thuhet në njoftimin e shteteve të QUINT-it.

Gjithashtu, ato kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Serbisë “për ta rritur nivelin e gatishmërisë së forcave të armatosura në kufi me Kosovën". Vendet e QUINT-it u kanë bërë "thirrje palëve për përmbajtje maksimale dhe që të shmangin retorikën nxitëse”.

Të premten, më 26 maj, kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, me asistimin e Policisë së Kosovës u vendosën në zyrat e tyre në objektet komunale.

Një ditë më parë, ata u betuan në shkolla e ndërtesa të tjera publike të këtyre komunave, për shkaqe sigurie.

Grupe të banorëve vendas në këto komuna të banuara me shumicë serbe, kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.

Për shkak të zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë së Serbisë në nivelin më të lartë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG