Ndërlidhjet

Qiproja shpëton qindra migrantë të bllokuar në det


Një anije me migrantë në detin Mesdhe. Fotografi ilustruese.
Një anije me migrantë në detin Mesdhe. Fotografi ilustruese.

Autoritetet në Qipro kanë shpëtuar qindra migrantë mbrëmjen e së hënës dhe në orët e para të së martës. Migrantët ishin larguar nga Libani dhe ishin bllokuar në det në dy incidente të ndara, thanë zyrtarët.

Autoritetet përdorën mjete ajrore dhe lundruese për të shpëtuar migrantët rreth 203 kilometra në perëndim të ishullit të hënën, pas raportimeve se një anije me mbi 300 persona në bord, kishte vështirësi.

Edhe anijet komerciale u mobilizuan për të transferuar migrantët, tha Qendra e Përbashkët për Shpëtim e Qipros përmes një njoftimi për media.

Disa orë më vonë, një anije tjetër raportoi se ndodhet në vështirësi në jug të Qipros. Në bordin e saj gjendeshin 177 persona.

“Në anije kishte filluar të depërtonte uji dhe ata kërkuan ndihmë”, tha zëvendëskomandanti i Qendrës së Përbashkët për Shpëtim, Andreas Zacharia.

Ai tha se të gjithë migrantët janë dërguar në breg.

Autoritetet nuk treguan çfarë nacionaliteti kanë migrantët.

Megjithatë, Libani, prej nga ishte nisur anijet që po transportonin migrantët, është shndërruar në pikënisjen e rrugëtimit të shumë migrantëve që synojnë të arrijnë Evropën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG