Ndërlidhjet

Qeveria shihet si nxitëse e grevave të punëtorëve


Për Një Maj, qytatarët në Prishtinë kishin protestuar, duke kërkuar më shumë të drejta për punëtorët.
Për Një Maj, qytatarët në Prishtinë kishin protestuar, duke kërkuar më shumë të drejta për punëtorët.

Muajt dhe javët e fundit, shumë ndërmarrje publike në Kosovë janë përfshirë në greva. Pakënaqësitë e punëtorëve, besohet se janë të akumuluara përgjatë viteve.

Gjatë vitit 2018 përmes grevave e protestave të ndryshme kishin shprehur apo edhe po shprehin pakënaqësitë mjekët, mësimdhënësit, punëtorët e Postës së Kosovës, punonjësit në administratën e gjykatave e prokurorëve dhe minatorët e “Trepçës”.

Arsyet e grevave të punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, përkatësisht kompanive, kryesisht kanë të bëjnë me pakënaqësitë e tyre me pagat dhe shërbimet tjera.

(Video: Punëtorët e Postës së Kosovës kishin hyrë në grevë njëorëshe, pasi nuk kishin marrë pagat për këtë muaj)

Punëtorët e Postës hyjnë në grevë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Minatorët e kombinatit “Trepça” janë duke vazhduar grevën në të cilën kanë hyrë të hënën.

Kërkesat sociale të minatorëve të Trepçës janë njohja e stazhit të benificuar të punës, siguria shëndetësore në punë, rritja e pensioneve dhe disa kërkesa të tjera.

Qazim Jashari menaxher në minierën e Stantërgut në Mitrovicë bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se kërkesat e tyre datojnë që nga pas lufta, por, që si të tilla nuk janë realizuar deri më tani.

“Kjo pakënaqësi ka ardhur duke u rritur. Kërkesat e minatorëve janë tani e 19 vjet dhe askush, asnjëra prej qeverive të deritashme, nuk ka tentuar të rregullojë gjendjen. Minatorët janë në gjendje të keqe, ‘Trepça’ është në gjendje të keqe. Minatorët mendojnë që kjo ‘Trepçë’ të rritet, jo të shuhet, mirëpo sipas rrethana që po shkohet ky kombinat po shuhet”, thotë Jashari.

Tani afër dy vjet nga miratimi i Ligjit për Trepçën, institucionet e vendit nuk kanë arritur të përfundojnë të gjitha procedurat të cilat nevojiten për funksionalizimin dhe ringjalljen e këtij kompleksi.

(Video nga arkivi: Vitet e humbura të Trepçës)

Vitet e humbura të Trepçës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Ndërkaq, përfaqësues të mekanizmave që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë flasin për gjendjen e rëndë të punëtorëve në përgjithësi.

Avni Ajdini, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë thotë për Radion Evropa e Lirë se grevat kanë ardhur si pasojë e pakënaqësive të mëdha që kanë punëtorët me pagat.

“Pas luftës menjëherë ka pasur premtime të mëdha nga partitë politike, por ato nuk janë realizuar dhe si pasojë tani ka ardhur deri të fundi që do të thotë se punëtorët janë në krizë ekonomike dhe ata kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre”, thotë Ajdini.

Sipas tij, grevat janë nxitur nga qeveritë për shkak të mospërmbushjes së premtimeve që ata kanë bërë në vazhdimësi.

“Punëtorët i ka nxitur Qeveria që të bëjnë një gjë të tillë, për shkak se Qeveria i ka degraduar dhe nënçmuar. Premtimet kanë qenë të mëdha dhe deri më tani asnjë premtim dhe asnjë marrëveshje që ka qenë ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së, nuk është realizuara nga Qeveria”, thotë Ajdini.

Ndryshe, në një hulumtim të publikuar ditë më parë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) thuhet se kënaqshmëria e publikut në institucionet qendrore të Kosovës ka rënë, ndërsa gatishmëria për të protestuar për arsye politike është rritur.

Në raportin e UNDP-së thuhet se papunësia prin me 29 për qind, pasuar nga korrupsioni me 14 dhe varfëria me 8 për qind, si tri çështjet themelore që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG