Ndërlidhjet

Qeveria polake shkarkon zyrtarët kontrovers të medias publike


Fotografi nga arkivi.
Fotografi nga arkivi.

Qeveria pro-perëndimore e Polonisë ka thënë të mërkurën se i ka shkarkuar zyrtarët e medias publike, e cila është konsideruar gjerësisht si zëdhënëse e qeverisë, gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet popullistët e krahut të djathtë.

Udhëheqësi dhe bordi i televizionit publik, i radios dhe agjencisë së lajmeve, janë shkarkuar, ka thënë Ministria polake e Kulturës, në një deklaratë, duke cituar nevojën për rikthim të paanshmërisë së këtyre platformave.

Media publike, sa ka qenë në pushtet partia, Ligji dhe Drejtësia, është akuzuar vazhdimisht për raportim paragjykues, për transmetim të propagandës qeveritare dhe sulme verbale ndaj opozitës.

Koalicioni i ri qeverisës në Varshavë, e ka miratuar të martën një rezolutë, që bën thirrje për rikthim të “paanësisë dhe besueshmërisë së medias publike”.

Votimi i ka shtyrë ligjvënësit e partisë Ligji dhe Drejtësia që të organizojnë një protestë në ndërtesën e televizionit, dhe pjesëtarë të partisë kanë bërë fotografi me punëtoret e televizionit.

Një ish-ministër i Kulturës në qeverinë parapake, ka thënë se vendimi i pushtetit të ri është “ilegal”.

“Ky është qartazi sulm në median e lirë, është shkelje e ligjit”, ka thënë Piotr Glinski për agjencinë e lajmeve AFP.

Qeveria parapake është kritikuar shpesh nga opozita për kufizim të lirisë së shprehjes.

Vëzhguesit globalë të mediave, përfshirë Reporterët pa Kufij, patën thënë më 2020 se “diskursi partiak dhe gjuha e urrejtjes vërehen ende në mediat e shtetit të Polonisë, të cilat janë transformuar në zëdhënëse të propagandës qeveritare”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG