Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër pandemisë


Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia.
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia.

Qeveria e Kosovës miratoi të premten (24 shtator) masat e reja kundër pandemisë të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se duke filluar nga kjo datë vazhdon procesi mësimor në objektet shkollore. Sipas tij, në nivelin parauniversitar parakusht për prezencë fizike në klasa është që të pranishëm të jenë jo më shumë se 20 nxënës.

Ai tha se detajet e zbatimit të këtyre masave do të bëhen publike përmes udhëzuesve të veçantë të cilat do t’i publikojë Ministria e Shëndetësisë.

Që nga dita e hënë, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë: certifikatën e vaksinimit ose testet për COVID-19 në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në lokale.

Edhe klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura më lartë.

Këto dëshmi vlejnë edhe në institicuone publike dhe private që kanë punë me palë, përfshirë punonjësit e marketeve, bankave dhe floktarët.

Këto masa do të vlejnë dy javë, dhe sipas ministrit Vitia, nuk përjashtohet mundësia që të merren masa të reja kufizimi apo lehtësuese varësisht nga situata epidemiologjike.

Ai bëri thirrje për vaksinim kundër COVID-19 derisa bëri të ditur se deri të premten me dy dozat e vaksinës janë imunizuar mbi 40 për qind e popullatës ndërsa me një dozë mbi 60 për qind e popullatës mbi 16-vjeç.

Ministri tha se të gjithë personat që marrin pjesë në fushatë zgjedhore duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë testet negative në 72 orët e fundit.

Me dhjetëra njerëz, pa maskë e distancë, shihen në disa tubime të partive politike gjatë fushatës për zgjedhje lokale.

Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, ka nisur më 16 shtator.

Që nga nisja e fushatës, në disa fotografi të postuara në rrjete sociale, shihen kandidatë të partive politike për kryetar të komunave të ndryshme, që nuk po i respektojnë masat kundër COVID-19.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG