Ndërlidhjet

Putini viziton qendrën e stërvitjeve ushtarake në Rusi


Putini vizitoi një qendër poligoni në rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës, 20.10.2022.
Putini vizitoi një qendër poligoni në rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës, 20.10.2022.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qendër stërvitjeje ushtarake për rekrutët rusë, vizita e tij e parë e këtij lloji që nga shpallja e një mobilizimi të pjesshëm ushtarak më 21 shtator.

Televizioni shtetëror rus publikoi pamje të Putinit teksa vizitonte një qendër poligoni në rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës, i veshur me të zeza, duke shtënë me një pushkë snajper dhe duke përshëndetur ushtarakët e pranishëm.

Ai u filmua gjithashtu duke folur me oficerët, duke u shtrënguar duart dhe duke u uruar atyre "fat të mbarë".

Sipas agjencive shtetërore të lajmeve ruse, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura ruse "vëzhgoi ushtrime praktike" përfshi stërvitje zjarri, trajnime inxhinierike dhe mjekësore.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, i cili ndodhej në krah të Putinit gjatë vizitës, i dha atij një përditësim mbi trajnimin e të mobilizuarve, sipas agjencive të lajmeve.

Më shumë se 200.000 persona janë rekrutuar në ushtrinë ruse që kur Putin njoftoi nisjen e mobilizimit, bëri të ditur ministria e mbrojtjes.

Mobilizimi i Rusisë synon të mbështesë forcat e Moskës në Ukrainë pas një sërë disfatash ushtarake.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG