Ndërlidhjet

Putin: Raketa interkontinentale “Sarmat” do jetë funksionale në fund të vitit


Raketa e re ndërkontinentale e Rusisë "Sarmat" e fotografuar në Rusi, 19 korrik 2018.
Raketa e re ndërkontinentale e Rusisë "Sarmat" e fotografuar në Rusi, 19 korrik 2018.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh “krenar”për aksionet e kryera nga ushtarët e tij në Ukrainë, në atë që Kremlini e quan një operacion special ushtarak”.

"Jemi krenarë që gjatë operacionit special ushtarak, luftëtarët tanë veprojnë me kurajë, profesionalizm, si heronj të vërtetë”, u shpreh Putin gjatë një takimi me studentët e Akademisë ushtarake, i cili u transmetua në televionin shtetëror rus.

Duke iu referuar sanksioneve të vendosur nga Perëndimi, pas ndërhyrjes në Ukrainë, ai tha se “ato do të tejkaloheshin”.

Dhe “në kohën kur duhet të përballemi me kërcënime dhe rreziqe të reja, ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe të forcojmë forcat tona të armatosura”, tha ai, duke premtuar se raketa e re interkontinentale “Sarmat”do të jetë funksionale në fund të vitit.

“Nuk ka asnjë dyshim se do të jemi akoma më të fortë”, shtoi Putin.

Raketa balistike “Sarmat” u testua në prill. Kjo armë, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, është e aftë të "depërtojë në çdo sistem të mbrojtjes raketore ekzistuese ose të së ardhmes" dhe vetë Putini kishte njoftuar se do t'i japë garanci sigurie Rusisë "kundër kërcënimeve aktuale" dhe "do t'i bëjë të reflektojnë ata që bëjnë komente kërcënuese".

Më 24 shkurt, Putini dërgoi trupat ushtarake në Ukrainën fqinje për “të çmilitarizuar”dhe “de-nazifikuar”vendin.

Putin ka thënë shpeshherë se ekonomia ruse ia ka arritur qëllimit për t'u përballuar sanksioneve të paprecedentë të vendosura nga perëndimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG