Ndërlidhjet

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus në Poloni


Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreyev, i mbuluar me ngjyrë të kuqe, teksa tentoi të vendoste lule në një memorial kushtuar ushtarëve rusë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore. 9 maj 2022.
Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreyev, i mbuluar me ngjyrë të kuqe, teksa tentoi të vendoste lule në një memorial kushtuar ushtarëve rusë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore. 9 maj 2022.

Protestuesit në Poloni hodhën ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus, Sergei Andreyev, teksa ai tentoi të vendoste lule në një memorial në Varshavë kushtuar ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe, të cilët vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Protestuesit hodhën ngjyrë ndaj ambasadorit për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Ambasadori Andreyev u rrethua nga protestuesit të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar ukrainas dhe brohorisnin “Fashistë, fashistë”. Ai dhe delegacioni i tij u ndaluan që të vendosnin lule në këtë memorial më 9 maj, ditën kur shënohet mposhtja e Gjermanisë Naziste më 1945.

Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreyev, i rrethuar nga protestuesit në Varshavë, të cilët brohoritën "Fashistë, fashistë".
Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreyev, i rrethuar nga protestuesit në Varshavë, të cilët brohoritën "Fashistë, fashistë".

Polonia është një prej kritikeve më të ashpra të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Mbi 3.2 milionë refugjatë ukrainas janë strehuar në Poloni pas nisjes së luftimeve më 24 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG