Ndërlidhjet

Protestë në Prishtinë kundër dënimit të grupit “Kumanova”


Kërkohet të kthehet në rigjykim rasti “Kumanova”
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, së bashku me familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve të grupit të Kumanovës, protestuan të martën në Prishtinë kundër dënimit të pjesëtarëve të këtij grupi nga një gjykatë në Shkup në fillim të këtij muaji.

Në rastin e njohur si “Kumanova”, ishin akuzuar 37 persona, prej tyre 19 nga Kosova.

Të mbledhur në sheshin Skëndërbeu, organizatorët kanë kërkuar rigjykim të këtij rasti, dhe kanë kërkuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë lidhur me këtë çështje.

Muhamet Bilalli, përfaqësues i tri organizatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë, tha se pjesëtarët e grupit të Kumanovës janë “luftëtarë të lirisë, pa marrë parasysh si i quan politika e ditës”.

“Nuk e di cili pushtet i cilit vend në botë, në kohë paqeje, pra kur nuk bëhet luftë, ka dhënë dënime të tilla”, theksoi Bilalli para protestuesve.

Ai ka kritikuar edhe qeveritë në Tiranë e Prishtinë për qëndrimin e tyre në lidhje me këtë rast.

“Të dy qeveritë, ajo e Republikës së Shqipërisë dhe kjo e Republikës së Kosovës, nuk e panë të udhës të angazohen mirëfilli, në mënyrë që të ndriqojnë të gjitha skenat dhe prapaskenta e ngjareve që kanë ndodhur në Kumanovë”, ka shtuar ai.

Kurse, nga Lëvizja Shqipëria e Bashkuar, Frashër Rracaj ka akuzuar drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë për keqtrajtimin dhe dënimin e pjesëtarëve të grupit Kumanova.

“Përpjekja e drejtë e grupit të Kumanovës, në mbrojtje të qenies tonë kombëtare, ka vlerën e lirisë, e jo të krimit”, ka thënë ai.

Në protestë ishin të pranishëm disa qindra njerëz, disa prej të cilëve mbanin në duar parulla si “Drejtësi për çlirimtarët”, “Drejtësi për Padrejtësi” e të tjera.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, gjatë një përleshjeje të një grupi të armatosur me forcat e sigurisë, mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase, si dhe 10 persona nga grupi i armatosur.

Prokuroria e Maqedonisë ka theksuar se grupi i armatosur, i përfshirë në ngjarjet e Kumanovës, është përbërë nga 19 shtetas të Kosovës, të cilët kanë marrë ndihmë logjistike nga shtetas të Maqedonisë.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar 30 pjesëtarë të këtij grupi me gjithsej 746 vjet burg dhe shtatë të tjerë me burgim të përjetshëm.

Një protestë kundër këtij dënimi ishte organizuar edhe para dy javëve në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG