Ndërlidhjet

Protesta në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit nga policia


Protesta në Tiranë pas vrasjes së 25-vjeçarit nga policia
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Në rrugët e Tiranës qindra protestues u përplasën në natën e dytë (10 dhjetor) me policinë, duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë Klodian Rasha nga policia më herët gjatë kësaj jave. Protesta ka zgjatur për disa orë rresht. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tashmë ka dhënë dorëheqje. Vrasja e 25-vjeçarit ndodhi në një lagje të Tiranës, pasi ai kishte thyer rregullat e pandemisë dhe policia ka thënë se ai ka kryer disa lëvizje të dyshimta, ka kërcënuar forcat e rendit dhe ka qenë i armatosur. Polici që qëlloi për vdekje Rashën është arrestuar për tejkalim të kompetencave, ndërkaq familjarët e viktimës kanë thënë se ai ka qenë i paarmatosur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG