Ndërlidhjet

Inteligjenca gjermane pret aktivitete pro-ruse më 9 maj


Fotografi nga një protestë pro-ruse që u zhvillua në Simferopol të Ukrainës më 7 prill 2022.
Fotografi nga një protestë pro-ruse që u zhvillua në Simferopol të Ukrainës më 7 prill 2022.

Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane pret aktivitete pro-ruse në mbarë vendin të hënën, më 9 maj, ditë kjo kur Rusia tradicionalisht përkujton fitoren e ushtrisë sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

Kjo është “një datë ideale për t'u shfrytëzuar për propagandën ruse”, tha presidenti i agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane, Thomas Haldenwang, për edicionin e së dielës të gazetës Die Welt të parë paraprakisht nga agjencia dpa.

“Në këtë ditë, aktivitete pro-ruse si parada me makina dhe demonstrata priten në të gjithë Gjermaninë, ndoshta duke treguar edhe simbolin “Z” të ushtrisë pushtuese ruse në Ukrainë”, tha Haldenwang.

Përdorimi i shkronjës “Z” si simbol konsiderohet një shenjë miratimi për luftën ruse.

Autoritetet e sigurisë në shtetet federale po përgatiten gjithashtu për demonstrata dhe aktivitete pro-ruse.

Sipas informacioneve nga shtetet federale, nuk ka indikacione për një gatishmëri të shtuar për të ushtruar dhunë nga ana e demonstruesve pro-rusë.

“Askush nuk duhet të deklarojë solidaritet me sundimin kriminal të presidentit rus, Vladimir Putin”, tha ministri i Financave Christian Lindner në edicionin e së shtunës të gazetës Neue Osnabrücker Zeitung.

Të dielën, disa vende përkujtojnë dorëzimin pa kushte të “Wehrmacht-it” gjerman në Luftën e Dytë Botërore dhe çlirimin e Evropës nga nazizmi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG