Trupat ruse hapin zjarr ndaj protestuesve ukrainas në Herson
Trupat ruse në qytetin e okupuar ukrainas të Hersonit kanë qëlluar me armë zjarri dhe me shok bomba drejt protestuesve paqësorë. Disa video amatore të publikuara më 21 mars në rrjetet sociale, shfaqin të paktën një person të plagosur në Sheshin e Lirisë, në këtë qytet në jug të Ukrainës. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha)