Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor, që nuk përfshin rritjen e pensioneve edhe për veteranët.
Protesta e veteranëve në foto

1
Një protestues me simbole të UÇK-së.

2
Policia e Kosovës kishte krijuar një kordon para ndërtesës së Kuvendit, ku po protestojnë veteranër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

3
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë hyrë të enjten në oborrin e Kuvendit të Kosovës, derisa po protestonin në shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor.

4
Veteranët ishin mbledhur para Kuvendit që në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes për të protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj mospërfshirjes së tyre në projektligjin që parasheh rritjen e pagës minimale.
Facebook Forum