Ndërlidhjet

QKSS: Propaganda online ndikoi në rritjen e ekstremizmit te shqiptarët në Ballkan


Ilustrim
Ilustrim

Propaganda online është përdorur për t’i bindur dhe rekrutuar të rinjtë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni për mbështetjen e grupeve të ndryshme luftuese në Siri dhe Irak, thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Në këtë raport thuhet se shpërndarja e materialeve propaganduese të të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe organizatave të tjera në gjuhën shqipe, kanë ndikuar në rritjen e përkrahjes për IS-in.

Sipas të gjeturave, profilet individuale të ekstremistëve të dhunshëm mbështetjen më të madhe e kanë për imamët e dënuar për veprat terroriste, lidhur me rekrutimin e pjesëmarrësve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Hulumtimi i publikuar tregon për aplikacionet më të përdorura të individëve të radikalizuar të cilat janë: Facebook, Telegram (aplikacion rus) dhe Youtube.

Ndër të tjera në raport theksohet se një dukuri interesante gjatë muajve të fundit ishte edhe thirrja e individëve me bindje ekstremiste në rrjete sociale për të bojkotuar zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se diskursi i partive është në kundërshtim me parimet e këtyre grupeve ekstremiste radikale dhe se pjesëmarrja e qytetarëve në proceset demokratike është në kundërshtim me parimet e këtyre grupeve ekstremiste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG