Ndërlidhjet

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për përgatitje të sulmeve terroriste


Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) ka ngritur të premten aktakuzë kundër një personi me inicialet B.V, nën dyshimin se kishte përgatitur sulme terroriste në Kosovë.

Ai akuzohet se kishte përgatitur sulme “me materiale të rrezikshme dhe vdekjeprurëse” në sheshin e Prishtinës kundër komunitetit LGBTI, si dhe në pikën kufitare Merdarë, tha Prokuroria.

Policia e Kosovës e arrestoi atë në shkurt të këtij viti.

I dyshuari kishte përdorur nitrat kaliumi për të përgatitur sulme terroriste në vend, sipas Prokurorisë.

“Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’”, njoftoi PSK-ja.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG