Rusia ka thënë të dielën se një delegacion rus ka arritur në Bjellorusi – gjoja për bisedime me Ukrainën.
Mirëpo, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bisedimet në Minsk do të mund të ndodhnin nëse Rusia nuk do ta sulmonte Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, ai e ka lënë derën e hapur për negociata në vende tjera.
“Natyrisht se ne duam paqe, ne duam të takohemi, ne duam që lufta të marrë fund. Varshavë, Bratisllavë, Budapest, Stamboll, Baku – ne ua kemi ofruar këto vende rusëve.
“Secili qytet tjetër neve na përshtatet – nga i cili nuk janë nisur raketa drejt nesh. Kjo është mënyra e vetme që negociatat të jenë të sinqerta dhe që mund t’i japin fund luftës”.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.
Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.