Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron në Kosovë për vizitë njëditore. Presidenti serb, me eskortën e tij, ka hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare në Jarinë. Vizita e Vuçiqit në Kosovë pason katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, siç ka paralajmëruar ai, për të biseduar me serbët.
Presidenti i Serbisë viziton Kosovën

5
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vendos lule në vendin ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq.

6
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bën homazhe në vendin ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq.

7
Në veri të Mitrovicës, të shtunën vërehej prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, sidomos përreth vendit ku u vra Oliver Ivanoviq, pas së cilës ngjarje pasoi vizita e presidentit të Serbisë në Kosovë.

8
Qytetarë serbë ishin mbledhur mëngjesin e së shtunës te Manastiri i Banjskës, për ta pritur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.