Ndërlidhjet

Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë


Pjesëtarë të Gardës Kufitare polake në kufi me Bjellorusinë.
Pjesëtarë të Gardës Kufitare polake në kufi me Bjellorusinë.

Polonia ka regjistruar këtë vit një rritje të konsiderueshme të tentimeve për të hyrë pa autorizim në këtë shtet përmes Bjellorusisë, ka thënë një zyrtar i lartë qeveritar të enjten.

Mes 1 janarit dhe 15 dhjetorit, Garda Kufitare i ka regjistruar 30.000 tentime të tilla, ka thënë zëvendësministri i Brendshëm, Czesław Mroczek, në një debat parlamentar në Varshavë.

Më 2023, shifra totale ka shkuar në rreth 26.000, ndërsa më 2022 ka qenë më shumë se 15.000, sipas Mroczekut.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë liderin autoritar bjellorus, Alexander Lukashenka, për dërgimin e migrantëve në këtë kufi të jashtëm të Bashkimit Evropian, me qëllim të rritjes së presionit ndaj Perëndimit.

Në verën e vitit 2022, Polonia e ka siguruar kufirin me Bjellorusinë me gjemba kufitarë prej 5.5 metrash të lartë, si dhe sistem elektronik të vëzhgimit.

Shumica prej këtyre migrantëve që kanë ngecur në kufi shpresojnë të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt BE-së dhe refuzojnë të kthehen në shtetet e tyre.

Bashkimi Evropian akuzon Lukashenkan se po tenton të destabilizojë bllokun si pasojë e sanksioneve ekonomike që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj qeverisë së tij.

Zyrtarët bjellorusë hedhin poshtë akuzat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG