Ndërlidhjet

Polonia e ndalon një burrë që ka “spiunuar” për Rusinë


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Polonia e ka ndaluar një shtetas të huaj nën akuzat se ka spiunuar për Rusinë, kanë thënë të hënën prokurorët.

Ky shtet anëtar i NATO-s është duke u shënjestruar secilën herë e më shumë nga shërbimet ruse të inteligjencës.

Lufta në Ukrainë i ka përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet mes Polonisë dhe Rusisë, pasi Varshava ka thënë se është subjekt i vazhdueshëm i spiunazhit rus dhe dezinformimit.

Prokurorët në veri të qytetit polak Gdansk, kanë thënë përmes një deklarate se i dyshuari është ndaluar më 21 mars.

“Gjetjet për rastin tregojnë se i dyshuari ka vepruar në të mirë të inteligjencës ruse duke mbledhur informacione… në infrastrukturë kritike në rajonet Pomeranian dhe Kuyavian”, kanë thënë ata.

“Informacioni i mbledhur u është dorëzuar shërbimeve ruse të inteligjencës”, është thënë në deklaratë.

Ky arrestim vjen pasi Polonia e ka shkatërruar një rrjet rus të spiunimit, i cili ka qenë duke përgatitur akte të sabotazhit, si dhe ka vëzhguar linjat hekurudhore në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG