Ndërlidhjet

Policia mbyll pikëkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë


Logoja e Policisë së Kosovës.
Logoja e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve - për shkak të bllokadave të vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës, dhe ka njoftuar qytetarët që të përdorin rrugë alternative.

“Njoftohen të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka thënë se ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe disa prej tyre kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por nuk ka të plagosur.

Policia ka thënë se ka pranuar informacione edhe për disa raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë “duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”.

Protesta e serbëve lokalë vjen një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me një dokument të hyrje-daljes, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë.

Me një dokument të tillë, qytetarët e Kosovës pajisen qe 11 vjet, sa herë që hyjnë në territorin e Serbisë.

Serbët bllokojnë rrugët në Rudarë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:13 0:00

Ndërkaq, po nga 1 gushti do të nisë afati për riregjistrimin e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia. Qytetarët në Kosovë, që duan t’i riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës) do të kenë afat që ta bëjnë një gjë të tillë deri më 30 shtator.

Në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, besohet se qarkullojnë 10.000 makina me targa serbe, të tilla si KM (Mitrovicë e Kosovës), PZ (Prizren), UR (Ferizaj) e të ngjashme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG