Ndërlidhjet

Policia mbyll faqen online të krimeve kibernetike Genesis Market


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Një prej tregjeve më të mëdha kriminale në botë, që përdoret nga mashtruesit online për të blerë fjalëkalime, është mbyllur në kuadër të koordinimit global të zyrtarëve për zbatim të ligjit.

Genesis Market ka shitur të dhëna për kyçje në llogari, për identifikim të rrjetit online dhe të dhëna tjera të viktimave në botën digjitale.

Zakonisht duke kushtuar më pak se 1 dollarë, informacioni personal u ka mundësuar mashtruesve që të kenë qasje nëpër llogaritë bankare të viktimave.

Agjencitë për zbatim të ligjit në gjithë botën, i kanë koordinuar aksionet për t’i kryer bastisjet.

Në kuadër të bastisjeve, Agjencia britanike për Krime, ka arrestuar 24 njerëz të cilët dyshohet se kanë përdorur rregullisht faqen.

Agjenci për zbatim të ligjit nga 17 shtete janë përfshirë në këto bastisje, të cilat kanë nisur në mbrëmjen e së martës.

Operacioni është udhëhequr nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara dhe Policia Kombëtare Holandeze, por edhe nga autoritetet në Mbretëri të Bashkuar, Australi dhe Evropë.

Në nivel global janë kryer 200 kërkime dhe janë arrestuar 120 persona.

Të gjithë ata që kanë tentuar të kyçen të mërkurën në faqe, u është shfaqur mbishkrimi “Kjo faqe është konfiskuar”.

Genesis Market ka operuar si faqe online e hapur dhe jo i fshehur.

Faqja është krijuar më 2017.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG