Ndërlidhjet

Verifikojmë: Kush i dëmtoi lokalet në Mitrovicë të Veriut?


Petar Petkoviq

Petar Petkoviq

Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe

"Dritaret e katër lokaleve serbe në lagjen e përzier etnikisht, Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, u thyen mbrëmë në një sulm tinëzar nga ekstremistët, para pranisë ndërkombëtare, duke konfirmuar kështu qëllimet dhe natyrën e vërtetë të regjimit të [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti...Ekstremistët e Kurtit nuk lejuan serbët që ta festojnë në paqe ditën e Shën Nikollës dhe çdo ditë, ai dhe banditët e tij në uniforma policore po largojnë nga ne zgjidhjen paqësore dhe zgjidhjen për veriun e provincës sonë".

"Fushatë propaganduese"

Policia e Kosovës njoftoi se më 19 dhjetor, në orën 02:20, në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht në udhëkryqin te Shkolla Teknike ka pasur shpërthim me shok bombë. Si pasojë e këtij shpërthimi, janë thyer xhamat e katër bizneseve - dy prej të cilave nuk janë aktive.

"Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi [me shok bombë në Mitrovicë të Veriut] mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës", u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia tha se kundërshton “fushatat propaganduese të ditëve të fundit nga qarqet politike e mediat, kryesisht serbe” lidhur me ngjarjet në veri.

Që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar një sërë incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Teksa Policia e Kosovës rriti prezencën në këtë pjesë të vendit, disa serbë lokalë më 10 dhjetor nisën ngritjen e barrikadave.
Ngritja e barrikadave u nxit pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar se janë ngritur dy barrikada në veri, të cilat, sipas Policisë së Kosovës, po pengojnë lirinë e lëvizjes.
Për shkak të ngritjes së barrikadave, autoritetet kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimet Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

XS
SM
MD
LG