Ndërlidhjet

Policia thotë se në veri gjeti letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste


Letrat ngjitëse që u gjetën në Mitrovicë të Veriut.
Letrat ngjitëse që u gjetën në Mitrovicë të Veriut.

Një i mitur është arrestuar në Mitrovicë të Veriut - dhe më pas është liruar - pasi sipas Policisë së Kosovës, ai u kap në flagrancë duke vendosur letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur 83 stikera [letra ngjitëse]”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Letrat ngjitëse janë të tifozëve, Delije, të ekipit serb të futbollit, Cërverna Zvezda (Ylli i Kuq).

Autoritetet e sigurisë thanë po ashtu se për këtë rast u arrestuan edhe katër të mitur të tjerë, në shtëpitë e të cilëve u gjetën dhe u sekuestruan “dëshmi që ndërlidhen me rastin”.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, u tha në njoftim.

Gjetja e këtyre letrave ngjitëse në Mitrovicë të Veriut, vjen pasi më 30 qershor në katër komunat në veri – të banuara me shumicë serbe – u shfaqën pamflete me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shoqëruar me mesazhin “komandant suprem, po të presim”.

Për shfaqjen e këtyre pamfleteve është hapur një rast për “nxitje të urrejtjes”, teksa Policia e Kosovës i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij rasti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG