Ndërlidhjet

Policia po heton dyshimet për marrje peng të një fëmije në aeroportin e Hamburgut


Policia në aeroportin e Hamburgut.
Policia në aeroportin e Hamburgut.

Aeroporti i Hamburgut vazhdon të jetë i mbyllur edhe të dielën, kanë thënë autoritetet, pasi policia po e heton një situatë potenciale të marrjes peng të një fëmije.

Aeroporti është mbyllur për të gjitha uljet dhe nisjet në mbrëmjen e së shtunës, pasi policia i ka rritur përforcimet në aeroport, për të hetuar më shumë rreth një burri që ka vozitur përtej ndalesës së aeroportit me një fëmijë.

Një zëdhënës policor ka thënë se makina me burrin 35-vjeçar dhe një vajzë katërvjeçare është parkuar nën aeroplan.

“Operacioni vazhdon. Negociatorët tanë janë në kontakt me personin në makinë”, ka thënë policia të dielën.

Sipas policisë, zyrtarët janë duke komunikuar më burrin në gjuhën turke, me ndihmën e një përkthyesi.

Policia ka thënë se nëna e fëmijës u ka thënë zyrtarëve se babai i vajzës ka qenë në kontakt me të.

Policia nuk i ka konfirmuar deklaratat e mëhershme se burri ka qenë i armatosur dhe ka gjuajtur me armë zjarri.

Autoritetet në Hamburg kanë thënë se 286 fluturime me rreth 34.500 pasagjerë janë shtyrë për të dielën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG