Për të dytën ditë me rradhë, autoritetet në Maqedoni po zhvillojnë kërkime për dy policët e zhdukur nga Kosova. Dy zyrtarë policorë, të cilët po udhëtonin me veturë zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik kishin rënë në lumin Lepenc. Autoritet dyshojnë rrjedha e ujit mund të ketë bartur trupat e tyre në territorin e Maqedonisë.
Në kërkim për dy policët e zhdukur

1
Autoritetet maqedonase për të dytën ditë me radhë kanë zhvilluar operacione të kërkimit, për dy policët e zhdukur nga Kosova.

2
Dy policë, të cilët po udhëtonin me veturë zyrtare në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc të shtunën.

3
Autoritetet besojnë se rrjedha e ujit mund t’i ketë bartur trupat e tyre në territorin e Maqedonisë

4
Njësitë Speciale për Shpëtim të Policisë së Maqedonisë kanë zhvilluar kërkimet në zonën kufitare Maqedoni-Kosovë, përkatësisht në Bllacë